PS nis lëvizjet për të bllokuar futjen e Metës në Parlament: Do ndryshojmë ligjin, spiunët e Sigurimit larg politikës

Partia Socialiste ka paralajmëruar ndryshime ligjore në ligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Pas deklaratës së Autoritetit të Dosjeve se Ilir Meta figuron si bashkëpunëtor, duket se socialistët janë hedhur në sulm për të mos lejuar që kreu i Partisë së Lirisë të jetë pjesë e Parlamenti në zgjedhjet e ardhshme.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar ndryshime ligjore, ku para zgjedhjeve deputetët dhe krerët e bashkive t’i nënshtrohen verifikimit nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Nëse konfirmohet se Meta ka qenë i lidhur me regjimin komunist, atëherë ai nuk do lejohet të jetë kurrë deputet.

Ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili tha se pas kërkesës së AIDSSH mazhoranca do të marrë masa, teksa ftoi PD që të bashkëpunojnë.

Çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është çështjes procedure. Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe natyrshëm reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Urgjent nga ky Parlament, në mënyrë të mëhershme”, tha Balla.

Ai u shpreh se PS do mbështesë çdo ndryshim ligjor, ndërsa ftoi PD që duke qenë se ajo është partia që ka si bazë antikomunizmin të jetë nismëtare e ndryshimit ligjor. Po ashtu Balla reagoi dhe për sulmet që po i bëhen Autoritetit të Dosjeve.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë sjellë thjesht alarmin në Kuvendin e Shqipërisë. Kanë hedhur alarmin. Unë dhe zoti Meta e kemi propozuar dhe votuar sëbashku Genta Sulën si kryetare Autoriteti. Pak javë më parë e kemi rizgjedhur me konsensus në krye të AIDSKSH. Tani na doli që zonja Sula qenka patronazhiste, sepse bën detyrën e saj shtetërore me integritet dhe kurajo. Na dolën patronazhist dhe dy zotërinj të nderuar, zoti Marku dhe zoti Vrijoni. Bashkëpunëtorët sulmojnë dy të përndjekur politikë si patronazhist. PD, ajo që ka ngelur duhet të çohet dhe të flasë. E njëjta linjë sikurse u sulmua DASH, që doli vegël e Edi Ramës. Duhet t’i japim drejtim atyre që zoti Alibeaj tha. Kërkon që autoriteti i Dosjeve të rishikojë certifikatën e pastërtisë që ka hyrë në parti me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë”, tha Balla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej