PS përgatit terrenin për të kandiduar “njeriun hije” Benet Beci në Shkodër

Partia Socialiste e Shqipërisë në mbledhjen e kryesisë së zhvilluar të enjten ka vendosur të emërojë të deleguar politik për bashkinë Shkodër Benet Becin. Përveç Elisa Spiropalit që do jetë drejtuese politike në nivel qarku, PS-së i duket ide e mirë që të risjellë Becin në Shkodër i cili për disa kohë u dërgua me shërbim në Pukë ku nuk dihet rezultati i arritur.

Në mjediset politike të Shkodrës, dhe në mejhanet përballë, përflitet se Rama përmes kësaj lëvizje synon të përgatisë terrenin për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e 14 Majit.

Përballë Bardh Spahisë një figurë që nuk ja vlen as të merresh me të për nga ana profesionale se mjafton të bësh një xhiro në Shkodër për të parë sa i mbaruar është kryetari, duket se Beci është i avantazhuar. Me lidhje të shumta nga të dy krahët, mjeshtër i tavolinave të korrupsionit pas mesnate, përballë nje kali të ngordhur me kryetar partie “non grata” duket se Rama ka qëlluar në shenjë, këtë herë është më afër se kurrë Shkodrës.

Qyteti duket se është një hap larg vdekjes. Nga njëra anë një budalla me duar në xhepa, pa vizion, pa program, pa asgjë, e nga ana tjetër një dinak mjeshtër i teknikave të blerjes së votës së fukarenjve, me paratë e tyre, po bëhet gati të blejë të njëjtët votues që kanë 30 vite që ankohen si nuk doli dikush të punojë për Shkodrën.

Qyteti është nën ujë, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë…/ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej