Nuk ka dyshim se Alma Kaçi është përdorur si karrem jo për të shantazhuar dhe gjobitur Safet Gjicin, por për t’a shkatërruar atë dhe goditur, dhe me atë rast qeverinë, për t’a paraqitur si një pushtet seksi dhe korrupsioni.
Safet Gjici mund të jepte jo një apo dy, por mbase edhe 10 apo 20 milionë euro, për të evituar shpërndarjen dhe publikimin e videos, që e nxori në fakt siç është ai, një personazh butaforik, i korruptuar dhe pervers. Dhe këto para do t’i jepte nga lekët që ka vjedhur në arkën e shtetit shqiptar me kompanitë Kevin Construksion dhe Eurogjici Security.
Safet Gjici kishte angazhuar shtetin dhe pushtetin që në datën 6 qershor që videoja të mos dilte. Por, Alma Kaçi ishte infiltruar jo për shantazh, por për goditje. Kush qëndron pas Almës? Dyshimet fokusohen rreth Sali Berishës, Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt. Alma Kaçi është një nga shoqet më të ngushta të Monika Kryemadhit dhe Elona Gurit, ose më saktë pjesë e haremit të grave dhe vajzave të Monikës të cilat i përdor për të joshur dhe futur në kurth kundërshtarët e Ilir Metës dhe drejtorët e LSI-së që nuk paguanin tarifën
mujore të korrupsionit tek Monika.
Kaçi dyshohet se është përdorur nga Meta dhe Kryemadhi për të implikuar ish drejtorin e tyre të Hekurudhës në Durrës, Genci Alizoti, i cili ndërroi jetë disa muaj pas publikimit të videos. Një burim tha se pas ekspozimit, e shqetësuar, Alma Kaçi ka disa thirrje dhe telefonata me Monika Kryemadhin.
Duke e dituar se çdo lëvizje e Almës monitorohej, Monika është e treguar e kujdeshme dhe indiferente. Ndërkaq, gazetari Mero Baze ka pohuar me bindje se Alma Kaçi ka dalë nga zyra e Sali Berishës tre ditë para se t’i shkonte në zyrë Safet Gjicit. Sipas tij, Berisha ka mbuluar shpenzimet e operacionit nga qesja e parave që mban Shkëlzeni.
Një burim serioz për prapaskenën pohoi se disa ditë para se të zbërthente Safet Gjicin, Alma Kaçi është parë shpesh duke hyrë dhe dalë nga Sky Tower, që konsiderohet se trofulla e pazareve të Arben Ahmetaj, i vetëquajtur si Tigri dhe hamshori i Rilindjes
Ahmetaj është betuar nëpër tavolina se do të hakmerret ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar se qëndron pas hapjes së dosjes nga SPAK për 4 akuza të rënda.
Nga ana tjetër, Tirgri është në një aleancë prej vitesh me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për rrjedhojë edhe me Salu Berishën dhe sidomos me Shkëlzenin. Jo rastësisht, të gjitha mediat e kontrolluara nga Berisha dhd Shkëlzeni, morën në mbrojtje Arben Ahmetajn, kur SPAK e mori nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Për të realizuar skenarin, ku përfshihej edhe gojorja, Alma besohet se ka marrë qindra mijëra euro. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë evidenca për paratë dhe burimin.