Pse erdhi në Tiranë kreu i antinarkotikëve të DASH?

Në DEA, i vetmi ‘vip’ shqiptar që ka qenë para disa vitesh me kërkesën e agjencisë amerikane të luftës ndaj narkotikëve, është Ilir Meta, i cili, pas pak ditësh largohet nga Presidenca dhe nuk ka më imunitet…

Ka bërë përshtypje ardhja në Tiranë e zyrtares më të lartë të departamentit të Shtetit për luftën ndaj narkotikëve, Ambasadores Lisa Johnson, në një kohë zhvillimesh të rëndësishme në vend.

Ambasada amerikane në Tiranë, në një njoftim për shtyp,  theksonte: “Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson është në një vizitë zyrtare në Tiranë. Sot ajo u takua me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në Drejtësi që vijon. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar ndaj reformës në Drejtësi dhe luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ne qëndrojmë krah për krah me vendin tuaj”.

Zyra në Departamentin e Shtetit për çështjet e narkotikëve nuk është aspak një zyrë që merret me hetime, pasi për këtë SHBA ka DEA-n dhe FBI-në që janë dy superfuqi botërore, njëra që merret ngushtësisht me gjurmimin, kapjen dhe çuarjen para drejtësisë së narkotrafikantëve dhe e dyta, që merret me depërtimin dhe qarkullimin e parave dhe pasurive të krimit të organizuar.

Zyra e DASH është një departament politik, që punon për të koordinuar punët e Departamentit të Drejtësisë, si eprori i FBI e DEA për lidhjet me shtetet e tjera.

E në radhë të parë këtu është çështja e ekstradimit të narkotrafikantëve. Një mekanizëm i rëndësishëm politik dhe hetimor që ka trazuar e frikësuar kryenarkotrafikantët më të mëdhenj të botës; e për të përmendur tre të tillë: Pablo Esbobar, krerët e kartelit Kali apo El Chapo.

Prej vitit 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë me Shqipërinë një ligj për ekstradimin, i cili është konsideruar një element shtesë në marrëdhëniet mes palëve, pasi lehtëson të gjitha barrierat që kanë qenë deri më sot në lidhje me ekstradimin në SHBA të të gjithë të kërkuarve nga drejtësia ndërkombëtare.

Ngjarja që ka bërë më shumë bujë këtu është ajo e Almir Rrapos, një këshilltar i Ilir Metës kur ishte ministër i Jashtëm. Rrapo u arrestua brenda ambasadës së SHBA nga ana e Prokurorisë kur e drejtonte Ina Rama, për llogari të FBI-së, i cili e akuzonte si pjesëtar i një grupi narkotrafikantësh.

Por në atë kohë drejtësia shqiptare arriti të vonojë procesin e ekstradimit, duke dhënë një sinjal të fortë të lidhjes së tij me Ilir Metën. Madje çështjen e çuan edhe në Strasburg. Bëhet fjalë për një ngjarje të mbi 12 viteve më parë, ndërkohë që Almir Rrapo ka kryer dënimin e tani është dëshmitar i drejtësisë amerikane.

Por çështja është kush e ka radhën sot për tu ekstraduar. Pasi takimi me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, është një sinjal që kemi të bëjmë me çështje të afërta ekstraduese.

Ministria e Drejtësisë nuk merret me procedura hetimore apo operative për luftën ndaj narkotikëve. Meqë ra fjala, në DEA, i vetmi ‘vip’ shqiptar që ka qenë para disa vitesh me kërkesën e agjencisë amerikane të luftës ndaj narkotikëve, është Ilir Meta, i cili, pas pak ditësh largohet nga Presidenca dhe nuk ka më imunitet…

Në thelbin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së qëndron koncepti ligjor që askush nuk mund të ndalojë ekstradimin, nëse shteti kërkues që në rastin aktual është SHBA, do të sjellë letrat.

Pika tjetër drithëruese është se për ekstradimin nuk ka rëndësi shtetësia. Pra nëse SHBA kërkon ekstradimin e një personi që ka shtetësi shqiptare, apo tjetër dhe është në territorin shqiptar, ai do të dërgohet menjëherë në Amerikë nëse Departamenti i Drejtësisë së këtij vendi e kërkon zyrtarisht.

Neni 3 i marrëveshjes thekson qartë se: “Ekstradimi nuk mund të refuzohet bazuar në shtetësinë e personit të kërkuar”.

Më troç se kaq nuk ka. Ndërkaq, kjo marrëveshje, në mënyrë të qartë, e përjashton mundësinë e vonesave në procedurat e ekstradimit, siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me rastin e Almir Rrapos./ Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej