Pse kaq shumë manjatë rusë kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë që nga fillimi i luftës?

Kufoma e Yuri Voronov u gjet në pishinën e shtëpisë së tij në fillim të muajit të kaluar. Mbytjet ndodhin çdo verë, në të gjithë botën, por zoti Voronov, një manjat rus multimilioner, pati një fund të pazakontë dhe pa dyshim, alarmant për disa nga bashkëmoshatarët e tij. Voronov, 61 vjeç, nuk u mbyt. Ujërat e kristalta ishin turbulluar nga gjaku. Ai ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas tij kemi rastin e Anatoli Chubais, ish-zëvendëskryeministër. Ai mbikëqyri transformimin e Rusisë nga ekonomia komuniste në kapitaliste. Ai u sëmur rëndë këtë javë. Deri vonë, i dërguari special i Presidentit Putin për energjinë e qëndrueshme dhe ndryshimet klimatike, Chubais, 67 vjeç, ishte zyrtari më i lartë i Kremlinit që dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës. AI ndodhet i paralizuar në spital. Aktivistë të opozitës kanë spekuluar se ai është viktimë e një tentativë vrasjeje me helmim.

Rasti Chubais është vetëm i fundit në një seri sëmundjesh misterioze dhe vdekjesh të dhunshme që kanë goditur biznesmenët rusë, zyrtarët dhe familjet e tyre, që kur filloi ‘operacioni ushtarak special’ i Putinit në Ukrainë.

Vdekjet janë raportuara të shkaktuara nga “vetëvrasja”, mosmarrëveshjet në familje, helmimi nga bretkosat, marrëdhënieve e paligjshme, etj. Megjithatë ka një lidhje tjetër. Ashtu si fatkeqët Voronov dhe Chubais, të gjithë viktimat mbanin poste të rangut të lartë ose kishin lidhje të ngushta pune me gjigantin energjetik të kontrolluar nga Kremlini, Gazprom.

Është thjesht e mundur që vdekjet e tyre të jenë një rastësi e tmerrshme, por në Rusi, “rastësi” të tilla kanë një histori të keqe. Disa besojnë se Kremlini qëndron pas këtij numri të madh viktimash.

Në kohë lufte, një diktator nuk bën lojëra. Dhe Putini, ish-operativi i KGB-së, me të vërtetë e ka grisur librin e rregullave. Ai ka pushtuar një shtet sovran. Regjimentet e tij të artilerisë po lëshojnë raketa në lagjet e banuara. Këmbësorët e tij përdhunojnë dhe ekzekutojnë civilë. Në këtë sfond, vrasja e disa manjatëve nuk përbën problem.

Vrasja – ose asgjësimi – filloi në janar kur forcat ruse u grumbulluan në kufirin ukrainas. Leonid Shulman, shefi 60-vjeçar i shërbimit të transportit të Gazprom Invest, u gjet i vdekur në një pellg gjaku në dyshemenë e banjos në shtëpinë e tij, pranë Shën Petersburgut. Ai kishte plagë në të dy kyçet e dorës.

Leonid Shulman

Më 25 shkurt, – një ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë, kolegu i Shulman në Gazprom, Alexander Tyulakov, 61 vjeç, u gjet i vdekur. E dashura e tij gjeti trupin në garazh. Zyrtari i lartë financiar dhe i sigurisë në nivelin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm kishte vdekur duke u varur. Një tjetër shënim vdekjeje u gjet aty pranë, përmbajtja e të cilit nuk është bërë e ditur. Raportet thanë se ai ishte ‘rrahur keq’ para vdekjes.

Alexander Tyulakov

Dhe kështu ka vazhduar. Më 18 prill, Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zyrtar i Kremlinit dhe nënkryetar i Gazprombank, dega financiare e kompanisë energjetike, u gjet i vdekur nga vajza e tij Anastasia në banesën e familjes me vlerë 2.4 milionë dollarë. Dhe jo vetëm Avayev – por pa jetë u gjetën gruaja e tij Elena, 47 vjeç dhe vajza tjetër e tyre Maria, 13 vjeç. Të gjithë ishin qëlluar dhe një pistoletë u gjet në dorën e zyrtarit rus. Një fqinj tha: “Ai ishte i zgjuar dhe i pasur. Nuk kishte asnjë mënyrë që një njeri i tillë të vriste familjen”.

Vladislav Avayev

Tre ditë më vonë, një vrasje edhe më e përgjakshme, në përmasa familjare, ndodhi, këtë herë në vendpushimin spanjoll të Lloret de Mar. Milioneri Sergei Protosenya, 55 vjeç, ish-zëvendëskryetar i Novatek – kompania më e madhe private e gazit në Rusi, u gjet i varur në kopshtin e vilës së tij. Në shtëpi ndodheshin edhe trupat e gruas së tij Natalia dhe vajzës 18-vjeçare. Ata ishin goditur për vdekje me sëpatë teksa flinin.

Sergei Protosenya

Më pas ishte miliarderi i anijeve Alexander Subbotin, 43 vjeç, i cili kishte qenë një ekzekutiv i lartë në gjigantin e energjisë Lukoil. Kjo ishte ndoshta më e çuditshmja nga të gjitha vdekjet. Subbotin u gjet i vdekur në maj në bodrumin e shtëpisë së një ‘shamani’, i cili merrej me ritualet vudu. Fillimisht u raportua se Subbotin kishte vdekur nga një atak në zemër, pasi i kishte pikuar ‘helmi i bretkosave’ në lëkurën e tij. Raportet zyrtare më vonë thanë se ai i ishte nënshtruar një kokteji kokaine dhe alkooli.

Alexander Subbotin

Alexey Ogarev, 64 vjeç, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit, diplomat, tregtar armësh dhe drejtor i biznesit të naftës, u gjet i vdekur më 16 qershor në një pronë prej 30 hektarësh, pranë Moskës. Sipas raporteve zyrtare, trupi i tij nuk kishte shenja dhune.

Alexey Ogarev

Filantropisti me origjinë ukrainase, Yevgeny Palant takoi fundin e tij të tmerrshëm pak më shumë se një javë më vonë. Ai dhe gruaja e tij Olga – gjithashtu me origjinë ukrainase – u gjetën në shtëpinë e tyre pranë Moskës nga vajza e tyre Polina, 20 vjeçe, me plagë të shumta me thikë.

Është raportuar se Olga ishte zemëruar kur zbuloi se burri i saj – i cili kishte lidhje me elitën e Kremlinit – kishte një lidhje dashurore dhe ishte gati ta linte atë. Ajo e goditi atë 14 herë me thikë dhe më pas i shkaktoi vetes plagë vdekjeprurëse me thikë

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej