Pse miqësia mes Iranit dhe Rusisë është tepër e komplikuar?!

Analistët janë skeptikë për forcën e vërtetë të miqësisë së deklaruar të Rusisë dhe Iranit. Ka disa që thonë se takimi ishte kryesisht për imazh, thjesht duke folur me fjalë për bashkëpunimin mes tyre, pasi në letër është tjetër gjë.

Një imazh i shpërndarë nga mediat iraniane gjatë takimit të liderëve të Rusisë dhe Iranit ra shumë në sy. Presidenti rus Vladimir Putin shfaqet duke shtrënguar dorën me udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ndërsa dy sundimtarët – të dy krerët e vendeve të pasura me naftë që po përballen me sanksionet rraskapitëse perëndimore – mburren me partneritetin e tyre të ngushtë.

Rusia dhe Irani thonë se tani janë më afër se kurrë pasi Perëndimi i afron të dy shtetet. Por disa vëzhgues thonë se miqësia shumë e njohur e dy vendeve ka një të kaluar të trazuar dhe një të ardhme të vështirë përpara.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë ish-territoreve të BRSS nga lufta në Ukrainë, Putin zbarkoi të martën në kryeqytetin iranian Teheran, ku u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi, si dhe me sundimtarin më të lartë të vendit, Khamenei.

Vizita e Putinit ishte pjesë e një takimi trepalësh me Raisin dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili deri më tani ka refuzuar të bashkohet me sanksionet ndaj Moskës dhe ka ofruar të luajë një rol ndërmjetësues midis Moskës dhe Kievit.

Por disa analistë janë skeptikë për forcën e vërtetë të miqësisë së deklaruar të Rusisë dhe Iranit. Ka disa që thonë se takimi ishte kryesisht për imazh, thjesht duke folur me fjalë për bashkëpunimin mes tyre, pasi në letër është tjetër gjë.

Në të kaluarën, Rusia gjithmonë e ka “nënçmuar” Iranian, tha Ali Vaez, Drejtor i Projektit të Iranit në “Crisis Group”, një institut kërkimi në Uashington, DC, dhe madje “e ka goditur [Iranin] pas shpine në mënyrë të përsëritur”.

Në takimin dypalësh me Raisin, Putin tha se ishte “shumë i kënaqur që ishte në tokën mikpritëse iraniane” dhe se të dy vendet “mund të mburren me shifra rekord për sa i përket rritjes tregtare”.

Bisedimet sollën gjithashtu një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh midis kompanisë kombëtare të naftës të Iranit dhe kompanisë shtetërore të gazit të Rusisë Gazprom. Memorandumi i mirëkuptimit ka për qëllim zhvillimin e fushave të gazit iranian dhe ndërtimin e tubacioneve të reja për eksport.

Megjithatë, ekonomia shumë e kufizuar e Iranit dhe sipërmarrjet e vjetra të Rusisë në shtetin e Gjirit Persik po nxisin skepticizëm nëse marrëveshja do të materializohet vërtet.

Marrëveshja e Gazprom është një shembull i kompleksitetit me të cilin përballet bashkëpunimi i ngushtë ruso-iranian, thotë Esfandyar Batmanghelidj, themelues dhe CEO i Fondacionit Bourse & Bazaar në Londër.

“Është pjesë e një spektakli të vizitave shtetërore.  Ajo nuk e detyron Rusinë të investojë dhe Rusia nuk do të investojë në sektorin energjetik të Iranit, ndërkohë që sektori energjetik i Iranit është nën sanksione më të rrepta se sektori energjetik i Rusisë”, tha ai.

Investimi në sektorin energjetik të Iranit do të “shkaktonte veprime detyruese nga SHBA që do të rrezikonin eksportet e vazhdueshme të energjisë ruse në Evropë dhe në vende të tjera”, shtoi Batmanghelidj.

Të dy vendet janë gjithashtu në një konkurrencë të tensionuar energjetike ndërsa përpiqen të gjejnë blerës për naftën e tyre të sanksionuar. Në mars, Rusia ngriti pengesa sa i takon bisedimeve me Iranin për arsenalin bërthamor, pasi sanksionet dëmtonin edhe Moskën.

“Duhet shumë kohë që dy vende të ndërtojnë besim të vërtetë” tha Batmanghelidj. /Përshtati “Pamfleti” nga “CNN

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej