Zbulohet arsyeja se përse Autoriteti i Dosjeve nuk po zbardh të dhënat për spiunin Ilir Metaj. Një vit më parë AIDSSH dha alarmin se ish-presidenti kishte qenë spiun dhe për këtë arsye u kërkua ndryshimi i ligjit, me qëllim që të mos kishte kufizime për subjektet që kanë qenë objekt verifikimi nga komisionet “Mezini” dhe Bezhani”.
Kuvendi shkoi më tej. U miratua një ligj që deklasifikon të gjitha dosjet e Sigurimit dhe u specifikua se për zyrtarët nuk ka kufizime. Të dhënat e tyre duhet të bëhen publike. Ligji ka hyrë në fuqi që në muajin dhjetor, por kanë kaluar afro 7 muaj dhe Autoriteti i Dosjeve po e mban peng dosjen e spiunit Ilir Metaj.
Deri më tani nuk ishin dhënë arsye, por dje ishte vetë Gentiana Sula, drejtoresha e institucionit që tregoi dhe manovrën ku po kapet AIDSSH. Ajo tha se dosja nuk mund të hapet sepse është bërë një ankesë nga Filip Talo, personi i cili dyshohet se u spiunua nga Meta.
Sipas dyshimeve, Meta spiunoi Talon, i cili kërkonte të arratisej jashtë vendit. Mirëpo kur Meta u fut në qeveri me Berishën dhe me Ramën, Talo mori poste. Në momentin që plasi skandali, Meta e nxori atë në skenë dhe ai bëri një kërkesë korrigjimi në AIDSSH. Institucioni kapet pikërisht te kërkesa e tij. Duke qenë se ai pretendon se ka fakte të pavërteta, Autoriteti ka frikë të hapë dosjen. Ose më saktë ka ndoshta ka një pazar në prapaskenë që Meta t’ia hedhë paq.
“Rasti në fjalë, në kuadër të një ankimimi që ka bërë qytetari në fjalë është duke u trajtuar. Për rastin I.M nuk është se ka bërë institucioni verifikimi. Përmendja e tij lidhet me dosjen e dikujt tjetër që ka një proces të caktuar, i cili ka bërë një ankesë për korrigjim. Me atë po merremi. Me të përfundur kjo, mediat do marrin përgjigje për të gjithë dokumentacionin”, tha Sula në një intervistë.
Që në dhjetor ka shumë kërkesa në AIDSSH për të zbardhur dosjen e Ilir Metajt, por të gjitha kërkesat kanë ngrirë dhe duket qartë se po gatuhet diçka e pistë në prapaskenë. Duke qenë se zgjedhjet ikën dhe Meta nuk përbën më kërcënim, PS po e amniston. Kjo vjen në një kohë kur vetë Taulant Balla u tërhoq dhe nga ligji që përjashton spiunët nga politika. /Pamfleti