“Pse s’ka kompani franceze, italiane këtu, pse?”, Shehi shpërthen ndaj: Qeveria nuk e do Evropën, e bezdisin rregullat e saj

Deputeti Dashamir Shehi nga Kuvendi deklaroi se qeveria shqiptare nuk e do Evropën sepse ka rregulla, të cilat mazhorancës nuk i pëlqejnë.

Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, në lidhje me marrëveshjen me KE për fondet IPA, Shehi u shpeh se qeveria mendon vetëm si t’i marrë paratë për shpenzimet e saj.

“Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne”, tha Shehi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej