Pse të duhet ministresha e përfolur si “non grata” nga Londra Bablok? Më mirë bëj ministra Lucin, Dulakun e Salillarin, kanë hedhur miliona Euro në arkën e shtetit nëpërmjet Bonove të Thesarit kur ishe keq

Bablok, bëj ministra Lucin, Dulakun, Salillarin, Ulajn, krushqit  e Tomë Doshit e Gaz Demit…

Babloku e tha hapur, që shtatorin do ta fillojë me ndryshime në qeveri, ku “kurbanët” e mundshëm të përmendur brenda grupeve shoqërore të Lindës e Olsit, thuhet se do jenë Xhaçka, Ibrahimaj, Krifca, Manastirliu, Peleshi.

Flitet se në “rreth të kuq” është futur dhe super- ministresha Belinda Balluku, që ka nën kontroll energjinë, ndërtimin e rrugëve, transportin detar, ajror e rrugor, ujësjellësit e pasuritë nëntokësore e 70% të buxhetit të tenderëve.

Babloku e ka shumë xhan dhe shumë të aftë e të bindur për pazaret, por do detyrohet ta largojë Belën, për shkak se thuhet që është në listën “non grata” të Londrës, ku ka transferuar miliona paund e ka blerë shumë pasuri të paluajtshme.

Me kabinetin e ri, Edi Rama nuk ka ndërmend të ndryshojë situatën e rëndë social-ekonomike të shqiptarëve, as të reformojë shëndetësinë, arsimin, policinë, tregjet, pensionet, pagat, prodhimin vendas dhe as të rikthejë sigurinë publike e të ndalë shpopullimin.

Nuk ka synim, as të përmbushë detyrimet e kushteve të BE dhe zbatimin e partneritetit anti-korrupsion e anti- mafie me SHBA, por ashtu si më parë do zëvendësojë hajdutët e zvarranikët.

Gjersa ka këtë synim, Babloku nuk ka pse i ndërron me “ushtarë të rilindjes”, por le bëjë ministra peshkun Luc, Tan Dulakun, Gim Zeqon e redbullit, Salillarin, Ulajn, Lenc Gjikurinë, krushkun e Tomë Doshit, krushkun e Gaz Demit që ka Rrugën e Arbrit dhe rrugën Kardhiq- Delvinë, ortakun Endri Meksi të Olsit, ortakun trafikant Roland Ziu të Çuçit dhe mikun e tij trafikant Lul Morina.

E kemi parë, që pas çdo koncesioni që u ka dhënë e pas çdo pjesë që ata i kanë dhënë, Babloku i ka puthur në ballë duke pozuar para mediave; prandaj le t’i ketë edhe në “ballë të pushtetit” si ministra, ndërsa Edona Bilali e Bora Muzhaqi, mund ta quajnë “Zeuz” edhe pa qenë ministresha.

Fundja, gjersa do ndërrojë hajdutët, dihet që këta kanë vjedhur bashkë me Ballukun, Krifcën, Xhaçkën, Peleshin, Ibrahimajn, Kumbaron, Evis Kushin etj.,  dhe i dinë marifetet e hajdutërive brenda llojit, mbasi vjedhjet do vazhdojmë të bëhen e mbeten brenda bandës.

I vetmi ndryshim është ky: këta quhen oligarkë e biznesmenë, ndërsa ministrat quhen hajdutë, prandaj le t’i bëjë ministra peshkun Luc, Dulakun, Gim Zeqon, Salillarin, Bashkim Ulajn, Lenc Gjikurinë, Geront Çelën e Tomë Doshit, Rrok Gjokën e Gaz Demit etj.

T’i bëjë ministra dhe për faktin, që Babloku ka në dorë vetëm mandatin si kryeministër dhe firmën e vulën, ndërsa ata kanë krejt buxhetin, ekonominë, pasuritë mbi e nëntokësore, ndarjen e tenderëve, caktimin e deputetëve, drejtorëve, krye policëve, krye bashkiakëve, licencat, planet urbanistike, zonat e ndërtimit të kullave, resorteve, HEC-e e fermave.

Gjersa Babloku i puth në ballë dhe ministrat u qëndrojnë “gati-tu” për çdo pasuri, licencë e koncesion që duan, pse të mos jenë ministra?

Madje, sa herë që qeveria ka qenë në krizë për të paguar pagat, pensionet e ndihmën ekonomike, ata kanë hedhur miliona Euro në arkën e shtetit nëpërmjet Bonove të Thesarit, të cilat i kanë blerë fiktivisht deri sa Babloku ka kaluar sikletin.

Sepse këta janë pushteti dhe shteti real në Shqipëri, ndërsa ata që kanë poste e mandate, janë vetëm zbatues urdhrash e firmosës letrash./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej