Pse u “detyrua” Bledi Çuçi të shkarkonte Gledis Nanon? Gazetari i njohur zbardh takimin me kryeministrin Rama: Nuk ka të bëjë me bilancet

Gazetari Arsen Rusta thotë se shkarkimi i Gledis Nanos erdhi tri ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku i është kërkuar dorëheqja.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Rusta tha se Gledis Nano e kishte refuzuar dorëheqjen, ndërsa median që sipas tij e kishte sulmuar drejtorin e policisë duke e bërë fakt të kryer dorëheqjen që nuk kishte ndodhur në asnjë moment.

Sipas Rustës shkarkimi i Nanos nuk ka të bëjë me bilancet, por është pasojë e përplasjes së ish-kreut të policisë me politikën.

“Ai kishte refuzuar dorëheqjen, ndaj e shkarkuan. Nuk ka të bëjë me bilancet, është një përplasje mes politikës dhe Nanos. Nëse ka përgjegjësi për rezultate e dobëta, po drejtorët e policisë që janë po të njëjtët që para se të vinte Nano, nuk kanë asnjë përgjegjësi. Gledis Nano shkeli interesat e politikës ndaj u shkarkua”, tha gazetari.

Këtë të mërkurë, Gledis Nano u shkarkua nga posti i drejtorit të policisë së shtetit.

Ai emërua në krye të Policisë së Shtetit në 6 tetor të vitit 2021, duke u bërë kështu personi më jetëshkurtër në këtë post, me vetëm 10 muaj në detyrë.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej