Pse u mbajt i fshehtë operacioni i Policisë, në shtëpinë e deputetit socialist/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat

Gazetari Artan Hoxha ka konfirmuar se bastisja në shtëpinë e Rrahjave është mbajtur e fshehtë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës ku RENEA bastisi banesën e familjes Rraja Fushë- Krujë, në kërkim të Ramazan Rrajës.

“Pa zbardhur mëngjesi, ka patur një aksion nga BKH, oficerët e policisë gjyqësore dhe RENEA. Kanë rrethuar në fshatin Zezë në Nikël, një vilë tre katëshe dhe me një vendim të Gjykatës së posaçme, kanë vajtur në shtëpinë e Ramazan Rrajës. Kur kanë vajtur atje, kanë kërkuar të hyjnë në banesë.

Ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Shtëpia është tre katëshe, kanë banuar dy vëllezërit Rraja. Tashmë aty banon Rrahman Rraja, deputeti i zonës. Po ta kërkonin vërtetë Ramazanin, e dinë se ku banon ai, në Tiranë.

Ramazani u shpall në kërkim për ngjarjen e 17 korrikut në masakrën e Fushë Krujës, ishte në kërkim policor. Ka ardhur nga Dubai, e kanë çuar në postën e Fushë Krujës, ka dhënë deklarime dhe ka qenë i lirë. Pastaj është shoqëruar nga forcat Shqiponja.

Është ndaluar me tre kushërinj të tij dhe bashkë me ta është ndaluar edhe djali i deputetit, por ai ishte me dokumenta të rregullta. Mjetet e blinduara të marra në atë kohë, nuk janë kthyer akoma. Gjatë kësaj kohe, ky person ka qenë në Shqipëri.

Fakti që është shpallur në kërkim, me vendim të fshehtë, kanë shkuar atje dhe nuk e kanë gjetur. Kanë gjetur xhaxhain e tij, deputetin. Në vendim e gjykatës thuhet se banesa është e Rramazan Rrajës. Nuk kanë gjetur gjë në banesë. Kjo ngjarje ka të bëjë me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. U plagos Aleksandër Laho, Rrumi dhe u vra shoferi Andi Maloku. Ngjarja është nën hetim nga SPAK. Me sa duket kanë gjetur element të rinj. Deri tani i arrestuar është Redjan Rraja dhe ndodhet në izolim. Edhe në qytetin e Durrësit janë bërë tre shoqërime.

Brenda dy muajve të fundit, është e dyta herë që ka përplasje mes policisë dhe deputetit të PS në Fushë Krujë, Rrahman Rraja.

Aksioni i policisë u mbajt në heshtje, nuk është thënë asgjë. Kur u publikua nga unë, pashë një pjesë të mirë të mediave, që ose nuk e jepnin, ose e minimizonin, nuk e përmendnin deputetin.

Rrahman Rraja ka qenë kryetar i komunës Nikël. Nga kryetar i komunës, ku fisi i tij mbizotëronte zonën dhe ishte hambar votash, garantonte në një zonë ku e djathta ka mbështetje, ai ishte në gjendje ta sfidonte.

Në të gjithë rastet që përmendet, Rrahman Rraja, nuk është i përfshirë vetë askund, por del i shoqëruar i biri, pastaj nipi. Të gjithë këto elementë dhe duke patur parasysh çfarë përfaqëson, sa herë ndodh diçka, përmendet deputeti”, ka thënë Hoxha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej