Punonte montazhier, del foto e Stiven Toshkesit që u vra me thikë nga dy 18-vjeçarët

Personi që shihni ën foto është 19-vjeçari Stiven Toshkesi i cili u vra me thikë mbrëmjen e kaluar nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.

19-vjeçari punonte si montazhier pranë televizionit “Tv Klan News”. Dy 18-vjeçarë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.

Më herët u bë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës.

Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikë duke shkaktuar edhe viktimë 19-vjeçarin.

Policia pak më parë njoftoi se kanë arrestuar një nga autorët Ensi Maze, ndërsa kanë shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej