Pas marrjes në vartësi dhe kontroll “de facto” të çdo pushteti e institucioni kushtetues, kryeministri Edi Rama ka kaluar çdo cak, duke filluar skenarin për shkrirjen e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të zyrtarëve.
Për ta kthyer edhe këtë institucion kushtetues, në strukturë administrative si drejtori qendrore ministrore, Edi Rama po përgatit një nismë ligjore, për shfuqizimin e Ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të funksionarëve publikë”.
Sipas informacionit, Babloku ka urdhëruar “ustallarët” e tij, të hartojnë një draft, që ligji aktual i verifikimit të pasurive, të tjetërsohet në VKM, si akt zbatimi në kompetencë të ekzekutivit.
Me këtë skemë, ILDKPI-s nuk do t’i ndryshojë funksioni i deklarimit e verifikimit të pasurive të zyrtarëve, por do t’i hiqet pavarësia dhe statusi si institucion kushtetues i varur nga parlamenti, duke u bërë drejtori që do varet nga kryeministri.
Projekti për shfuqizimin e ligjit ekzistues, do firmoset nga grupi i deputetëve “kukulla”, si gjoja nismë e tyre ligjore për reformimin dhe eficencën e Inspektoratit të Verifikimit të Pasurive; pastaj, qeveria do nxjerrë VKM për ta futur ILDKPI në vartësi të saj administrative.
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, deputetët, ministrat, zyrtarët që i emëron parlamenti e kryeministri dhe vartësit që i përfshinë ligji i deklarimit, formularët e pasurive do t’i dorëzojnë në Kryesinë Kuvendit, ndërsa zyrtarët e drejtësisë do t’i dorëzojnë në institucionet përkatës.
Të gjitha deklaratat e pasurive të zyrtarëve, do verifikohen nga Ministria e Financave, ku do krijohet një drejtori e veçantë, tipike si ILDKP në formë e funksion, që do jetë në juridiksionin e ministres si aktivitet dhe nën vartësinë e kryeministrit si kompetencë emërimi e shkarkimi.
Kjo çmenduri anti-kushtetuese e uzurpimit të shtetit nga Babloku, po bëhet me justifikimin, se ILDKPI ka dështuar në verifikimin e pasurive, prandaj verifikimin duhet ta kryejë qeveria.
Nuk është shkak mungesa e eficencës së ILDKPI, sepse zyrat e këtij institucioni kanë 20 vite që emërohen nga krerët e politikës në pazar me njëri-tjetrin dhe u kanë fshehur pasuritë, por në këtë korrupsion e pasurim prej sheikësh, Babloku ka vendosur ta ketë në vartësi e kontroll të tij.
Ndërsa për vartësinë nga Ministria e Financave, do përdorin si argument, faktin që kjo ministri ka në përbërje Drejtorinë e Parandalim-Pastrimit të Parave, Tatimet, Doganat e Bankat dhe gjoja verifikimi, do bëhet me cikël të mbyllur, me eficencë e me lehtësi.
Në fakt, po bëhet për të mos i kontrolluar fare pasuritë e tyre; dhe që Babloku të përdorë për shantazh, provat e pasurive të zeza të klaneve brenda PS e pushtetit, të kundërshtarëve politikë e zyrtarëve të drejtësisë./Pamfleti