Qarku Shkodër/ 2 kryetarë bashkie e kanë të sigurtë moskandidimin në zgjedhjet e ardhshme

Ne shtator socialistet do te nisin punen pergatitore per zgjedhjet vendore te 2023. Emrat qe aspirojne per te garuar ne drejtimin e bashkive nen siglen e PS, apo edhe per keshillin bashkiak do te kalojne ne filtra.
Nje rol te madh do te kene ne gjithe kete proçes kryetaret e rinj dhe drejtuesit politik te qarkut ne perzgjedhjen e te besuarve per kete gare. Lidhur me qarkun Shkoder mesohet se po pergatiten surpriza ne kete drejtim sa i perket 5 bashkive te ketij qarku.
Burime per Shkodranews bejne te ditur se 2 kryetar bashkie e kane te sigurte mos kandidimin, behet fjale per Mark Babanin e Vau Dejesit dhe Fran Tucin e Fushe Arrezit, emra qe PS pritet te mos u jape nje shans tjeter. Ne pikepyetje jane edhe Gjon Gjonaj i Pukes dhe Tonin Marinaj i Malesise se Madhe, per shkak se ata i kane konsumuar dy mandate dhe Edi Rama ka deklaruar se mandati i te zgjedhurve nuk do te jete me shume se 8 vite. Edhe nga anketimet qe jane bere ne terren dhe vijojne te behen per to nuk preferohet nje mandat tjeter nga qytetaret pasi kane kritika dhe shume premtime si kane mbajtur.
Madje disa prej tyre cilesohen tashme si emra te konsumuar pasi cfare kane patur per te dhene e kane dhene ose kane patur kohen e mjaftueshme per ta shfaqur veten. Sfide jane edhe keshillat bashkiak, celesi kyç per te qeverisur. Gara nuk pritet te jete e lehte pasi tashme ne gare eshte edhe opozita qe ndryshe nga 4 vite me pare qe nuk hyri ne gare, tashme eshte e uritur ta beje duke mos toleruar asgje. Beteja qe per Shkodren do te jene interesante sepse 5 bashkite mund te kene konfigurim krejt tjeter ne 2023, ndryshe nga panorama njepartiake e ketij 4 vjecari, duke perjashtuar bashkine Shkoder./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej