Qëlluan me armë të riun për një parakalim, arrestohet një nga autorët, në kërkim djali

Martin Bardhi, një prej autorëve të sulmit me armë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Rëshenit, është arrestuar nga Policia. Bashkë me djalin, shtetasin Enrik Bardhi, ata kanë hapur zjarr me armë drejt një mjeti që i kishte parakaluar.

Ka qenë kjo arsyeja e sherrit banal, fillimisht mes të shpallurit në kërkim Enrik Bardhi dhe Sajmir Reçit, që ka bërë që i riu të njoftonte babanë dhe më pas të dy janë konfliktuar me armë.

Fatmirësisht, Sajmir Reçi lëvizte me makinë të blinduar dhe nuk është prekur nga plumbat, ndërsa dy autorët babë e birë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sot, njoftohet se Martin Bardhi është prangosur.

Në kërkim vazhdon të jetë djali i tij, Enrik Bardhi, për të cilin vazhdojnë kërkimet nga ana e Policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej