Qindra euro për të parë live finalen e Big Brother Vip, zbulohet shifra “e çmendur” që duhet të paguajnë shqiptarët

Ashtu si dhe moderatorja Arbana Osmani bëri me dije mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e Big Brother Vip live atëhere do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ditën e djeshme është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së big Brother Vip të marrin biletën e tyre.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel. Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej