Qytetarët demaskojnë propagandën e Manastirliut: Turqit kanë ikur! Spitali i Fierit funksionon me mjekë lagjeje

Ditën e djeshme JOQ Albania raportoi se mjekët turq në spitalin e Fierit janë larguar për shkak se Edi Rama nuk ka larguar ende nga Shqipëria gylenistët e infiltruar në spitale, media e institucione shtetërore. Presidenti turk Erdogan i vuri ultimatum publikisht të zbatonte urdhrar paai në të kundërt marrëdhëniet Shqipëri-Turqi do të thyheshin.

Lajmi i largimit të mjekëve turq nga Spitali i Fierit, i financuar nga presidenti Turk u mohua nga ky insistucion dhe ministria e Shëndetësisë, por pikërisht sot të tjerë qytetarë kanë vulosur me fakte lajmin e JOQ Albania bazuar në eksperiencën e tyre së fundmi atje.

Qytetarët kanë konfirmuar se spitali është kthyer në konsultore lagjeje, ku kanë mbetur vetëm mjekët shqiptarë të cilët nuk dënjojnë as të hapin telefonin.

Në një rrëfim për JOQ, denoncimet e tyre shkërmoqin edhe një herë propagandën e kalbur të qeverisë e ministrisë së Shëndetësisë duke i nxjerrë blof edhe mbi tenderin 300 MLN Lekësh nga taksat tona për akomodimin e personelit turk në një hotel me mëngjes me 4 YJE në Fier.

Pacientët e Fierit konfirmojnë se mjekët turq janë larguar si pasojë e mosbindjes së Ramës ndaj Erdogan për të dëbuar e burgosur gylenistët e tij të afërt në qeveri. Ata shprehen se ata çfarë kanë mbetur aty janë mjekë lagjeje që shtyjnë vizitat me javë dhe nuk dënjojnë të hapin as telefonin për t’i shërbyer pacientëve.

Pajisjet turke inovative të investuara po boshatisen tanimë, teksa kanë qenë aty deri para disa muajsh.

DENONCIMI:

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej