Drejtori i emergjencave civile Haki Çako, është përfshirë në një skandal ditën e sotme.
Ndërsa qytetarët i ankoheshin se zjarret po ju digjnin pasurinë dhe se nuk po i hapej rruga zjarrfikëses, Haki Çako i është drejtuar që të mos ‘i çanin trapin’. ‘Mo me ça trapin mua! Legen’.
Kështu i është drejtuar sot Haki Çako një banori në zonën e Beratit, të cilit po i digjej ullishtja, ndërsa po i kërkonte llogari kryetares së PS-së se pse nuk i kishin hapur rrugët për të kaluar zjarrfikësja.
Qytetari është shprehur se, këta vijnë vetëm për fushatë, kur kanë nevojë për të mbledhur vota.