Rajonet, Kalë Troje për PS-në?/ Kaso, me qëndrim të prerë

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, duke folur sot në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, ka theksuar se ato duhet të ecin në të njëjtën kohë, gjë e cila sipas tij nuk po ndodh.

Po ashtu ai ka theksuar se Rajonet që përmend PS-ja, të mos shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

“Janë të lidhura në mënyrë organike dy reformat Zgjedhore dhe Territoriale. Nuk po ndodh kështu që të ecin me një shpejtësi. Një produkt për Reformën Territoriale të mos shërbejë si pretekst për të bërë Pazar për Reformën Zgjedhore. Nuk duam që Rajonet e përmendura nga PS-ja, të shndërrohen në Kalin e Trojës për të prekur Kushtetutën, që t’i japë mazhorancës pushtet pa vota. Do të ishte gjëja më e dëmshme për një demokraci, sidomos në kushtet e një demokracie të brishtë siç është e jona. Ne kemi ngritur grupet e Punës për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore në mënyrë që të jemi gati për çdo lloj produkti.”- tha Kaso.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej