Ka lënë miliona shqiptarë pa shërbime, por për Edi Ramën është fitore mbyllja e E-albania-s.
Ramës i duket vetja si strateg, pasi në një mesazh të bërë në Twitter, flet me terma ushtarake, për ‘luftën që po bën AKSHi-t me agresorët e jashtëm që kanë sulmuar Shqipërinë’.
‘Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!
Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!’, shkruan Edi Rama në Twitter.
Një ditë më parë, AKSHI bëri të ditur se, e-Albania dhe disa portale qeveritare ishin nën një sulm të madh kibernetik nga jashtë Shqipërisë.