“Rama mund të bëjë viktimë Xhaçkën për të hequr vëmendjen”, Kryemadhi: Më mirë ta marrë burri i saj investitorin strategjik, s’ka asgjë të keqe

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama mund të “shkarkojë ndonjë ministër”, për të hequr vëmendjen nga një denoncim i kryer prej saj ditën e sotme, se dy pensionistë rezultojnë milionerë pa dijeninë e tyre, pasi janë përdorur nga persona të lidhur me inceneratorët.

Kryemadhi tha se Rama e bëri një gjë të tillë me databazën e pagave, që sipas saj doli në publik për të larguar vëmendjen për denoncimet ndaj inceneratorëve.

Ajo tha në “Syri Tv” se një gjë të tillë Rama mund ta përsërisë duke shkarkuar ministren Olta Xhaçka. Por kryetarja e LSI shtoi se “s’ka asgjë të keqe” që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. “Ore më mirë ta marrë ai se sa t’ju vjedhin kartat dhe pensionet pensionistëve”.

“Nxorrëm ne inceneratorët në mars, nxorri pagat për të larguar vëmendjen. Mos u çudisni kur të shkarkojë ndonjë ministër tani, për të larguar vëmendjen. Mos bën viktimë Olta Xhaçkën, thotë do ta shkarkojë këtë për të harruar vëmendjen.

Nuk është Olta Xhaçka se tentoi të bëjë krim. Krim në tentim e ka, që ia dhanë statusin e investitorit strategjik burrit. S’ka asgjë të keqe, ore më mirë ta marrë ai se sa t’ju vjedhin kartat dhe pensionet pensionistëve”, deklaroi Kryemadhi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej