Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë për mediat është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri në shtator.
Rama la të dyshohet se kjo tezë që po qarkullon prej javësh në media është e vërtetë.
Ai gjithashtu tha se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.
“Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt.”, tha Rama i prerë.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në 26 Korrik vendosi shkarkimin e të gjithë Sekretariatit Ekzekutiv të partisë, ndërkohë që emri zëvendësues u njoftua vetëm për Sekretarin e ri të Përgjithshëm dhe emrat e tjerë zëvendësohen në shtator.
Në grupin parlamentar socialist gjithashtu pasti ndryshime. Vendin e lënë bosh nga Taulant Balla tashmë ministër i Brendshëm e zuri ish ministri Bledi Çuçi, i larguar vetëm pak javë më parë.
Vetë Kryeministri nuk e pati një komenti për mediat.
Më herët është folur për një largim të ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj por vetë ministrja edhe Kryeministri Rama e mohuan. Nëse do të ketë apo jo ndryshime në kabinet kjo do të mësohet në ditët në vijim ndërkohë që shtatori pritet të jetë i ngjeshur për socialistët. Në fillim të vjeshtës Asambleja vendosi thirrjen e Kongresit socialist.