Rama: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja sportive. I pranishëm ishte edh Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Kreu i qeverisë mbajti një fjalim të shkurtër, ndërsa nuk shkëmbeu edhe batuta. “Hapni frigoriferin sot pasdite po ju mori malli për mua”, tha Rama, ndërsa në selinë rozë do të festohet sot ditëlindja e PS.

“Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit. Krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist.

Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej