Mungesa e krahut të punës po vendos në vështirësi shumë biznese e sipërmarrje në vend. Në një situatë të tillë, edhe kryeministrit Rama i është dashur të ndryshojë retorikë.
Rama, që dikur ankohej për mungesën e profesionistëve, sot po ‘lutet’ që shqiptarët të largohen gjithnjë e më pak, pasi sektori i biznesit po ndeshet me vështirësi.
Ai ka pranuar se tashmë nuk mungojnë profesionsitët për të cilët ai fliste 10 vite më parë, por mungon krahu i punës.
“Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart. Forcat e punës po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, deklaroi Rama.
E kështu, qeveria kalon nga shprehja epike e “Punë ka por s’ka profesionistë”, në “Punë ka por s’ka punëtorë”.