Rama sfidon Metën dhe Berishën para Yuri Kim: S’ka burrë që t’ja thotë në sy Amerikës atë që mendon… i dridhen gjunjët nga Drejtësia

Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do të ekzistonte. Kështu beson Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Rama nuk foli vetëm vetëm për partneritetin strategjik, rëndësinë e tij në të kaluarën, të tashmen e të ardhmen, por thumboi edhe aktualitetin politik në vend, duke shënjestruar kundërshtarët.

Në prani të Ambasadores amerikane Yuri Kim, Rama sfidoi Berishën dhe Metën, duke thënë se nuk ka burrë që të thotë atë që mendon për Amerikën, se i dridhen gjunjët nga Drejtësia.

E me Berishën, Rama u mor jo pak, si për të sfumuar turpin që i ka shkaktuar ky njeri marrëdhënieve tona me SHBA-të.

Rama tha se nuk ka forcë kundër amerikanëve, por vetëm mllef dhe ndjenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA-ve.

‘Në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel e thellësinë të marrëdhënies sonë me SHBA-në. Shqipëria është një vend i vogël, një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe të fortë se SHBA as Shqipëria dhe askush tjetër nuk mund të gjejë dot.  Nëse do ta përfytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre viteve pa SHBA-në e marrim vetë me mend se çfarë do të ishte Shqipëria sot, gjithçka tjetër por jo një vend ku po zhvillohet një reformë thellë në drejtësi. Gjithçka tjetër kur vijon përpjekja për tu ndarë nga e shkuara. Pa SHBA-në Shqipëri mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pas SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para. Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shtëpia se e ka damkën në lule të ballit’, tha Rama.

Për Ramën, edhe pse tingëllon paradoks, ka qenë diktatori Enver Hocxha, ai që ka kontribuar më shumë për miqësinë e shenjtë, pasi veprimet e tij bënë që shqiptarët të lidhen akoma më shumë me Amerikën.

“Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së. Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, u shpreh Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej