Reagon Big Market për lotarinë e rremë që përdor emrin e kompanisë: Kujdes me të dhënat!

Një lotari e rreme është shpërndarë së fundmi nëpër rrjetet sociale, e cila u kërkon individëve të japin të dhënat e tyre në këmbim të një celulari iPhone.

Ndonëse kjo lotari dërgohet në emër të rrjetit më të madh të supermarketeve ‘Big Market’, ende nuk dihet burimi i saj, pasi kompania shqiptare ka dalë sot në një deklaratë publike duke u distancuar nga të tilla praktika të paligjshme dhe fton të gjithë klientët e saj të tregojnë kujdes me të dhënat e tyre dhe të mos marrin pjesë në këtë mashtrim, i cili synon vjedhjen e të dhënave personale.

Në deklaratën për shtyp, marka shqiptare ‘Big Market’ rikujtoi se të gjitha llotaritë që ajo zhvillon, kryhen në mënyrë ligjore dhe nëpërmjet kanaleve zyrtare. Çdo përdorim i identitetit të tyre pa miratim dhe për qëllime të dyshimta është një akt i paligjshëm, i cili do të ndiqet penalisht.Përveç logos së vjetër të markës, një tjetër element i dyshimtë është edhe shqipja e përdorur nga kjo lotari, e cila duket e përkthyer keq dhe një përshtatje e sajuar e gjuhës angleze.

Në mbyllje të thirrjes së saj për klientët, marka ‘Big Market’ rikujtoi edhe një herë përdoruesit e rrjeteve sociale që, për çdo iniciativë apo lajm të verifikojnë gjithmonë vërtetësinë dhe burimin e informacionit.

Image

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej