Një ditë pasi zhvilluan kontrolle në Elbasan dhe nuk mundën të kapin asnjë person të kërkuar, forcat RENEA, kanë rrethuar Shkodrën dhe aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lagje të këtij qyteti.
Burimet shprehen se janë rreth 10 furgonë policie të repartit RENEA dhe FNSH, që kanë ndërhyrë në qytet, duke ushtruar kontrolle në bare, zyra dhe vende të ndryshme, ku besohet se fshihen kontigjentë kriminalë.