Më 30 qershor 2019, krye bashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, nuk u votua por u emërua, mbasi siç dihet, në zgjedhje ishte vetëm PS, ndërsa më 14 maj 2023, Llatja do ta ketë shumë të vështirë garën, për 3 arsye:
1. Votimi në Bashkinë e Elbasanit, do jetë elektronik, pa pasur asnjë mundësi për të manipuluar fletët e votimit dhe listat e votuesve.
2. Në këto zgjedhje, Gledian Llatja nuk do jetë pa rival, por do këtë përballë Luçiano Boçin, një elbasanas me kredibilitet e mbështetje të madhe në të gjitha shtresat shoqërore.
3. Gjatë kësaj fushate dhe ditën e votimit më 14 maj, krye bashkiaku Gledian Llatja nuk do ketë mbështetjen e 4 bandave famëkeqe të Elbasanit, të cilat prej 20 vitesh kanë grumbulluar vota me dajak për PS, nën komandën e Taulant Ballës.
Në këto zgjedhje, për fat të keq të Gledian Llatjas, mungon banda “Sanxhaktari” e dhëndrit të Qazim Sejdinit, që kishte angazhim aktiv e të dhunshëm në çdo palë zgjedhje lokale e parlamentare, duke garantuar fitoren e thellë të PS.
Gjatë kësaj fushate e më 14 maj kur të përcaktohet fati i mandatit të Gledian Llatjas, mungojnë bandat “Çela”, “Çapja” e “Sharra”, që jepnin aq garanci për fitoren e PS, duke ndryshuar rezultatin.
Nëse do kishte këto 4 banda, Gledian Llatja do shpallej fitues me 90% të votave më 14 maj, mbasi siç thonë në Elbasan, kapobandat Sokol Sanxhaktari, Talo Çela, Ardian e Florenc Çapja dhe Gentian Sharra, kanë qenë “komisioni” faktik i zgjedhjeve, që caktonin se cila parti, cili deputet, kryetar bashkie e këshilltar do shpallej fitues.
Por 3 prej tyre, Sokol Sanxhaktari, Ardian Çapja e Gentian Sharra janë në burg. Florenc Çapja është arratisur, ndërsa Talo Çela, prej 1 viti është në kërkim policor e nuk po gjen vrimë ku të futet për vete.
Në mungesë të bandave, krye bashkiaku Gledian Llatja ka filluar të zbatojë skemën e blerjes së votave, me milionat që ka vjedhur gjatë 4 viteve në detyrë, por edhe duke marrë “çeqe” prej firmave që u ka dhënë e vazhdon t’u japë tenderë, ndër më kryesorët Nazif Bajrami i firmës ndërtuese “Bajrami N. Sh.p.k”./Pamfleti