Reshjet e dendura përmbytin Shkodrën, banorët: Nuk janë pastruar kanalet

Stuhia e shiut gjatë natës në fshatin Bleran të Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës ka dëmtuar banesat në këtë zonë. Në zonën e Bleran-Bardhaj gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke dëmtuar edhe infrastrukturën. Reshjet e shiut kanë qenë të dendura. Deri tani mësohet se rreth 30 banesa kanë prezencë uji.

Banorët shprehen se mospastrimi i kanaleve ndër vite ka sjellë këtë situatë. “Ka ardhur stuhia nga ora 02:30. Shihni vetë. 1 metër e gjysmë ujë. Çfarë kam pasur brenda në shtëpi më ka bërë dëm. I ka shembur uji të tëra, avllinë. Ka 30 vjet që shteti nuk pastron kanale. Kam marrë në telefon policinë në 03;00 të natës; hajdeni mo se u mbytën të tan mrena. Uji ka qenë 1 metër e gjysmë. Ka thënë policia nuk mundemi të vijmë se është përmbytur e gjithë Shkodra. Apeli im është që të pastrojnë kanalet”, thotë një banor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej