Revoltohet Sazan Guri: Boll me mashtrime historike, Zeusi ka qenë kokë shqiptari

Profesori, avokati, ambjentalisti, inxhinieri, dietologu, historiani, etj, Sazan Guri, ka bërë një tjetër zbulim të madh.

Guri që prej kohësh drejton Akademinë e tij Shkencore thotë se Zeusi ka qenë shqiptar.

Duke ndenjtur në shtëpi dhe duke naviguar në internet atij i lindi ky zbulim për të cilin nxitoi ta ndante me miqtë e tij në rrjetet sociale.

Le të kujtojmë se një nga zbulimet më të mëdha të Gurit ka qenë veçoria e kosit shqiptar të Lapardhasë.

“Dizenjim modern i kokës së Zeusit me qeleshe…nga arkitektë izraelitë…..

Por vereni me kujdes, ngado qe rrotullohet koka e Zeusit, ai ka nje plis mbi koke qe e shquan ate si Zeus dardan apo epirot, me sakt Zeus i Dodones.

Rastesi edhe kjo? Tani mos ngurroni te me hidheni ne gryke.

Vetëm kur historia është e vërtet, mund të japë frymëzim për artistat dhe krijuesit e vërtet.

Mashtrimet e historisë janë si mirazhet në shkretëtirë duken shumë bukur nga larg, por kur afrohesh zhduken dhe ngelet asgjëja.

Pra, historia nuk zhbëhet, edhe sikur 1000 shkolla e universitete te behen bashke për mashtrimin”, thotë Sazan Guri.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej