Rikthehet Ardi Veliu, merr zyrtarisht detyrën e re

Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar ditën e sotme në krye të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore. Njoftimi është bërë nga vetë Ministria e Brendshme me anë të një statusi në rrjetin social “facebook”.

Veliu ka zëvendësuar në këtë post, Muhamet Rrumbullakun.

Kujtojmë se, Ardi Velliu ka drejtuar Policinë e Shtetit, përpara se të zëvendësohej nga Gledis Nano. Së fundmi ai mbante postin si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, por u lirua nga kjo detyrë, për t’u rikthyer sërish në strukturat e policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej