Rrahën 60-vjeçarin dhe fshehën ngjarjen, si ndodhi konflikti që çoi në vdekjen Nuri Bashës në Dibër

Lavdrim Kaleci, Eduart Torba dhe Ahmet Torba janë arrestuar ditën e sotme pas finalizimit të operacionit të koduar “Deepened”.

Tri të arrestuarin plagosën rëndë 60-vjeçarin, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të vitit 2022, që më pas humbi jetën në spital. Por Si ndodhi ngjarja: 60-vjeçari u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital, por fillimisht u raportua se ishte rrëzuar nga mjeti aksidentalisht dhe ishte plagosur, plagë të cilat i sollën dhe vdekjen më vonë në spital.

Nga hetimet e thelluara policia zbuloi se 60-vjeçari Nuri Basha nuk u rrëzua aksidentalisht, por u plagos pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia zbuloi se me datën 26 qershor në lagjen “Kamen” pranë një lokali 50-vjeçari Osman Torba ka shtyrë shtetasin Nuri Basha, i cili është rrëzuar në tokë duke marrë dëmtime të rënda.

Megjithëse ai është dërguar në spitalin rajonal Dibër, me datë 28 qershor, Nuri Basha ka ndërruar jetë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej