Rrëfimi prekës i 47-vjeçarit/ Grabitësi më lidhi, zhveshi gruan dhe përdhunoi vajzën

47-vjeçari, banesa e të cilit ra pre e grabitjes në fashatin Brataj të Selenicës, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të rëndë. Në një intervistë për mediat ai ka zbuluar se grabitësi Vitrin Çobaj, banor i fshatit, ka hyrë në banesë i maskuar duke i ka kërcënuar me një armë gjahu.

Ai tha se Çobaj ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, 17-vjeçe e cila ka probleme me shikimin. Në rrëfimin e tij ai thotë se gjatë grabitjes autori e ka detyruar bashkëshorten ta lidhë atë dhe më pas ka tentuar të abuzojë seksualisht.

“Ai me maskë kishte vajtur në dhomën e fëmijëve. Me bluzë të kuqe dhe me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Më pas e ka marrë çupën e madhe se i tha gruas mbylle derën që të mos shohin gjë fëmijët.

Në atë kohë u ula në tokë unë se më drejtoi armën. Iku 2-3 metër larg nga unë dhe i tha: “Më bëj një kafe sillma këtu. Hajde provoje kafen” – i tha se mos më ke hedhur helm. Pastaj e piu ai kafenë.

Ka prerë litarin në verandë që kisha unë, dhe i tha gruas “lidhe burrin”. Në atë moment më lidhi gruaja mua dhe më shtriu në krevat përmbys. Më ka lidhur dhe këmbët.

Pastaj veproi me bashkëshorten. E zuri dhe e lidhi edhe atë dhe nën kërcënimin e armës, e zhveshi dhe nuk veproi me dhunë. Vetëm sa e zhveshi.

Pasi ka mbaruar është larguar nga dhoma jonë dhe ka vajtur në dhomën e fëmijëve. Ka kërcënuar dy çupat e mëdha dhe çupa e dytë ka ikur nga banesa dhe ka vajtur te kryeplaku në fshat dhe ka bërë denoncim në polici.

Në atë kohë që ka ikur çupa e madhe poshtë, çupa e vogël ka ardhur në dhomën time duke shqyer derën. Mos më zgjidh i kam thënë sa të vijë policia. Vetëm merr telefonin dhe lajmëro policinë.

Në atë kohë që e mori çupa e madhe… policinë e kishte marrë e vogla. Dhe për 25 minuta ka ardhur policia nga Vlora. Pasi ka mbaruar me mua ka marrë çupën e madhe dhe e ka futur te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar. Po sërish.

Vajza është shprehur vetë me fjalët e saj se e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është e sëmurë, invalidë, grupi i dytë. E njihja autorin se ka ardhur një ditë më parë dhe është shfaqur si kasap, i kemi shitur një viç.

Na ka marrë lekët, dhe disa dokumente të tjera dhe dy pasaportat e çupave. Çupa kërkon që ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë gjithashtu kërkoj të marrë dënim të përjetshëm dhe unë nuk e fal kurrë atë person”, – zbuloi ai më tej.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej