Sa litra naftë bëjnë shapkat e Monika Kryemadhit?!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas “zhurmës” mediatike se Monika Kryemadhi ‘po u qante hallin shqiptarëve’ me shapka gjysmë milioni lekë në këmbë. Artikulli dedikuar ish-kryetares së LSI-së u bazua në një foto të publikuar nga vetë ajo më 9 gusht, ku bie në sy modeli i shapkave.

Nga një kërkim i thjesht në Google, shapkat e veshura nga Monika Kryemadhi rezultojnë të markës ‘Valentino’, me një kosto prej 480 dollarësh. Mirëpo, një luks i tillë në takime me qytetarët, ndërsa kriza ekonomike dhe ajo energjitike u ka shtrënguar më tej lakun në fyt shqiptarëve, është alogjike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të fashës së re të çmimeve për karburantet nga Bordi i Transparencës, Braçe me tone sarkastike shkruan: “Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”

Kujtojmë se, Bordi i Transparencës ka rritur sot çmimin e naftës me 6 lekë/litër me justifikimin se ndikon forcimi i dollarit në raport me lekun. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me vetëm 1 lekë e ndërsa ai i gazit është ulur me dy lekë. Benzina do të shitet 201 lekë/litër nga 202 lekë/litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 78 lekë/litër nga 80 lekë/për litër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej