Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se përveç rrugëve të bllokuara nga reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dherave, në Shqipëri ka pasur dhe jetë të humbura. Sipas tij, fatkeqësia e vërtetë për vendin nuk është moti, por Edi Rama dhe ministrat e tij.
Berisha përmendi rastin e një gruaje në Rehovë të Skraparit që ka humbur jetën sepse ishte shembur ura dhe atë e kishte marrë rrjedha e lumit. Mirëpo, siç ka sqaruar Policia gruaja vuante nga depresioni dhe është vetëmbytur, bazuar dhe në dëshminë e burrit të saj.
Deri tani, Policia e SHtetit nuk ka raportuar për asnjë jetë të humbur nga moti i keq, në të gjithë territorin e Republikës.
“Rrugë të bllokuara dhe jetë të humbura për shkak të infrastrukturës mesjetare. Shembje masive për shkak të vjedhjes, rënie të investimeve të bëra dhe 2 vjet më parë. Shqipëria nuk pati një mot të madh, dhe nuk ishte moti i madh fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë.