Sali Berisha: Nuk i konsideroj socialistët armiq, vetëm Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se socialistët nuk i konsideron armiq, por vetëm kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij me të rinj në Durrës, Berisha tha se Rama është armik i tij sepse nuk i lejon shqiptarët të votojnë.

Berisha u shpreh se pasi shkelmoi votën e shqiptarëve, Rama përzuri votën edhe nga Partia Socialiste.

“Unë e kam deklaruar para jush dhe para shqiptarëve më 7 korrik, armik dhe e kam thënë me bindjen më absolute. Është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka. Nëse nuk ke votën nuk ke lirinë, nëse nuk ke votën nuk ke dinjitetin. Ky faktikisht përzuri votën, pasi shkemoi votën e shqiptarëve, e përzuri nga Partia Socialiste. E shfrytëzoj rastin këtu para jush të siguroj socialistët, nuk i konsideroj ata armiq, jo absolutisht. Konsideroj Edi Ramën, sepse edhe atyre ua hoqi votën”, theksoi kryedemokrati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej