Sali Berisha tha se nuk e njihte, bëhet i gjallë Agron Neza, ish-agjenti nxjerr fotot me kryetarin e PD dhe zbardh bisedën në Dhjetor ’91

Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën, patriotin e vet tropojan i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, aktualisht i lakuar  për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal.

“Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh, njoh të tjerë por jo atë”, – citohet të jetë shprehur sot Berisha.

Ndonëse dhe ish-truproja i Berishës Izet  Haxhia ka përmendur më herët  në media lidhjet e Berishës me Agron Nezën, ky i fundit pas një kontakti me Hashtag.al  jo vetëm pohoi njohjen për disa dekada me Berishën por na vuri në dispozicion dhe një foto mes tij dhe Berishës që daton në vitin 2000 në zyrën e Berishës pas një takimi që kanë patur të dy.

Fotoja në fjalë dhe një sërë komunikimesh dhe letrash që Neza disponon vërtetojnë sipas tij tërësisht njohjen dhe hedhin poshtë qëndrimin e Berishës që bën sikur nuk e njeh.

Madje Neza rezulton se është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë i një takimi befasues për Berishën të ndodhur më 15 Dhjetor 1991, ndërmjet tij, Azem Hajdarit, Agron Nezës dhe Luan Pobratit.

Episodi konsumohet në “Rrugën e Kavajës”, ku pasi ktheheshin në mbrëmje me makinë nga Durrësi, Luan Pobrati, Azem Hajdari dhe Agron Neza, vërejnë se në katin e dytë të ish-selisë së Partisë Demokratike ishte ndezur drita e zyrës së Berishës në këtë seli.

Azem Hajdari i thotë shoferit mbaje makinën dhe i kërkon dy miqve ta prisnin 5 minuta sa të përshëndetej me Doktorin. Azem Hajdari ngjitet në zyrën e Berishës por ndodhi që u vonua dhe në këtë moment Luan Pobrati i thotë Agron Nezës të shkonte lartë në zyrë dhe ta merrte Hajdarin. Edhe Neza u vonua.

Për pasojë Pobrati u detyrua të shkonte dhe vet në zyrë dhe episodi që u zhvillua më pas është tepër, tepër interesant. Pobrati hap derën e zyrës dhe Berisha çohet me vrull nga tavolina duke i thënë: “Oh, Pobrat, mirëseerdhe, miku im më i çmuar në Sigurim”.

I zgjati dorën Pobratit por ky i fundit më ftohtësi i ofroi vetëm majat e gishtave.

Në moment Pobrati ja kthen: “Kam ardhur vetëm për tu thënë natën e mirë këtyre dy miqve që më lanë pas dere. Por meqenëse erdha deri këtu, dua të të pyes ty tani, që dje më kërkoje të ndëshkoja djemtë që mbanin barseta e që sot nga fanatik i madh e komunist i madh, je bërë demokrat i madh: Sal, nga do i mbash bythkat?  Këtej apo andej. Hajt natën e mirë.”

Ky ishte episodi që shënjoi dhe fillimin e armiqësisë mes Pobratit dhe Berishës, ndërsa ky i fundit nisi menjëherë montimin e dosjes ndaj Pobratit dhe familjes së tij duke i persekutuar për dekada me radhë.(Hashtag.al)

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej