Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kritika SPAK-un dhe punën e saj, teksa tha se ky institucion nuk është 100% i pavarur.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se ministrat duhet të goditen kur janë në detyrë dhe jo sapo largohen nga detyra.
Sipas tij fakti që SPAK i godet ministrat në momentin që kryeminsitri Edi Ram i largon nga detyra, sipas tij lë hapësira për dyshime.
“Kritika që kam ndaj SPAK është se si ka mundësi që ndërhyrjet bëhen vetëm pasi kryeministri i largon nga detyra. Ku e di kryeministri që largohen nga detyra vetëm ata që goditen nga SPAK. Ku ka drejtësi në vend të botës që raporton te kryeministri. Unë do them që SPAK është 100% e pavarur kur të godasë ministrat në detyrë. Koka dha dorëheqjen nga mandati pastaj u arrestua, Ahmetaj u largua nga detyra pastaj u prek, Tahirin e mbrojtët me mandatin e më pas u godit sapo u largua”, tha ai.