Sanksionet e SHBA pas sulmit kibernetik në Shqipëri, reagon Irani: Tirana, viktimë e skenarit të krijuar nga Amerika

Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar për sanksionet e reja amerikane kundër Ministrisë së Inteligjencës pas sulmit kibernetik në Shqipëri.

Përmes zëdhënësit të saj, ministria thotë se i gjithë skenari është organizuar nga SHBA, ndërsa Shqipëria është “viktimë” në këtë lloj situate.

“Deklarata e shpejtë e Amerikës për akuzat e pabaza të Qeverisë Shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimi i shpejtë që pasoi për të vendosur sanksione të reja ndaj Ministrisë dhe ministrit të Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, nën të njëjtat akuza të paprovuara tregojnë se truri i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare por administrata amerikane dhe se Tirana ka rënë viktimë e një skenari të krijuar nga Uashingtoni kundër Republikës Islamike të Iranit”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

Ndër të tjera, në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit përmenden edhe muxhahedinët e strehuar në Durrës, të cilët i konsideron “terroristë”.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane theksoi se Irani do të ndërmarrë çdo veprim me të drejtën ndërkombëtare, “për të mbrojtur veten nga skenari ogurzi”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej