Sekuestrohen disa pasuri të Florenc Çapjas në Elbasan, porositi vrasjen tek Dumani

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Florenc Çapjas, i cili është vënë nën hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit ta ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Struktura antikorrupsion, me një vendimin e firmosur nga gjyqtarja Florjela Davidhi, në kuadër të ligjit “Antimafia”, ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit dhe familjarëve të tij.

Pasuritë janë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip ‘Audi’.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhet Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Florenc Çapja, sipas të dhënave, strehohet në Dubai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej