Sesioni i ri parlamentar, Yuri Kim godet Berishën: Në Kuvend vetëm drejtuesit legjitim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindia Nikollën dhe zv.kryetarin Agron Gjekmarkaj.

Diplomatja amerikane nuk e përmendi në emër Sali Berishën, por referenca ishte e qartë kur i çoi një tjetër mesazh.

Ajo tha se do të takohet vetëm me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Takova Nikollën dhe Gjekmarkajn. E kemi bërë pjesë të traditës të takohemi në fillim të sezonit parlamentar.Dhe gjithashtu është e rëndësishme të angazhohemi në mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike .Kjo është arsyeja që ndodhesha këtu. Ne do të vazhdojmë të takohemi me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Kim pas takimit.

Deklarata e saj duket se është një mesazh për Berishën. Amerikanët nuk njohin asnjë emër të emëruar prej tij, duke ja bërë të qartë se për ta nuk ka foltore e Rithemelim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej