SHBA fundos deputetin më të pasur rus, i sekuestron avionin 90 milionë dollarësh

Prokurorët federalë kanë marrë masa për të sekuestruar një “Airbus A319” prej 90 milionë dollarësh të përdorur si aeroplan privat nga një biznesmen dhe parlamentar rus, i njohur si “njeriu më i pasur në Duma”.

Andrei Skoch ka qenë anëtar i Parlamentit kombëtar të Rusisë që nga viti 1999, por SHBA vendosi sanksione për shkak të “lidhjeve të tij të gjata me grupet e organizuara kriminale ruse”.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, SHBA-ja vendosi sanksione të tjera kundër Skoch për “mbështetje të përpjekjeve të Kremlinit për të shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Sipas prokurorëve federalë, aeroplani privat aktualisht ndodhet në Kazakistan.

Skoch është pjesërisht pronar i kompanisë së çelikut Lebedinsky Mining, e cila tani është pjesë e konglomeratit Metalloinvest.

Task-forca KleptoCapture e Departamentit të Drejtësisë po synon oligarkët rusë të sanksionuar dhe pasuritë e tyre për mbështetjen e tyre për luftën e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë 56-vjeçari, babai i 10 fëmijëve, tashmë e ka zhvendosur superjahtin e tij prej 156 milionë dollarësh, Madame Gu, në Dubai për të shmangur konfiskimin e tij, sipas The Associated Press.

Skoch aktualisht ka një pasuri prej 6.2 miliardë dollarësh.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej