Shërbimi Sekret, filial i PS; drejtohet nga 2 këshilltarë të Edi Ramës nga Tepelena

Logjikisht, është e pamundur që me “kapistallin” si vartës direkt të kryeministrit dhe si të zgjedhur në strukturat e PS, dy drejtuesit aktual të Shërbimit Sekret, të raportojnë te agjencitë ligjzbatuese e partnerët ndërkombëtarë, aktivitetet e paligjshme dhe lidhjet e kryeministrit e qeveritarëve me eksponentë të botës së krimit

Prej 8 muajsh, Shërbimi Informativ është pa drejtor, pasi Helidon Bendo u largua nga Babloku, me “me studime aftagjata” jashtë Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, SHISH nuk ka pasur as Zv/drejtor, pasi këtë post e kërkonte Ilir Metaj, për të dekretuar një nga ish- ministrat e LSI, por Edi Rama me fuqinë si epror i SHISH, nuk ia dha këtë post.

Për 7 muaj Shërbimin informativ e ka komanduar Suela Guga, Inspektore e Përgjithshme, militante e PS, me diplomë mësuesie për gjuhë italiane, pjesë e stafit këshillimor të kryeministrit Rama për sigurinë dhe e emëruar prej tij Krye-inpektore, me VKM nr. 952, datë 16 tetor 2013.

Prej mëse 1 muaj, SHISH drejtohet nga Oljan Kanushi, Këshilltar i kryeministrit Edi Rama për bizneset, emëruar Zv/kryetar më 31 gusht 2022 prej tij, por pa Dekret të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, siç e detyron neni 5 i ligjit.

Aktualisht, SHISH ka dy drejtues: Oljan Kanushi dhe Suela Guga, të dy me 4  tregues të njëjtë: Janë nga Tepelena; janë militantë e të zgjedhur të PS; janë ish-këshilltarë të kryeministrit Edi Rama dhe të emëruar prej tij, njëri Zv/kryetar e tjetra Krye-inspektore.

Këtë nuk e themi, pse dy shefat e SHISH, Oljan Kanushi e Suela Guga janë nga Tepelena, por logjikisht është e pamundur që me “kapistallin” si vartës direkt të kryeministrit dhe si të zgjedhur në strukturat e PS, dy drejtuesit aktual të Shërbimit Sekret, të raportojnë në agjencitë ligjzbatuese e partnerët ndërkombëtarë, për aktivitetet e paligjshme dhe lidhjet e kryeministrit e qeveritarëve me eksponentë të botës së krimit.

Kaq mjafton, për të krijuar bindjen se SHISH është e do veprojë si vegël zbulimi në dorë të kryeministrit e si filial i PS, gjë të cilën po e bëjnë dy drejtuesit Oljan Kanushi e Suela Guga, duke raportuar vetëm te Edi Rama./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej