Sherr me grushte në Tiranë, vdes 56-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë ku një 56 vjeçar ka ndërruar jetë në banesë pas një sherri me grushte me fqinjin e tij. Policia bën me dije se 56-vjeçari ishte konfliktuar me një 51-vjeçar, ku ky i fundit e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në laring.

Pas sherrit, 56-vjeçari është larguar për në shtëpi, por është ndjerë menjëherë keq duke humbur edhe jetën.

Policia arrestoi 51-vjeçarin, i cili tashmë do të akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Tiranë

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej