Sherr me sende të forta mes dy vëllezërve, ja çfarë ndodhi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve Festim dhe Liman Përgjegji, të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej