Sherr me thika mes dy punonjësve të OSHEE, një i plagosur, tjetri i arrestuar

Një sherr mes dy punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit dhe arrestimin e tjetrit.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur paraditen e të enjtes, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Aty dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së). “Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej