Sherr mes dy familjeve në Tiranë, hidhen kokës sende të forta

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur në Tiranë.

Sipas njoftimit të bluve konflikti ka ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi”.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Në pranga janë vënë shtetasit A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej