Sherri në ish-Bllok, ndërron jetë në spital 46 vjeçari, Policia shpall në kërkim 25 vjeçari që e qëlloi (EMRAT)

Një 46 vjeçar që u përfshi në një sherr pesë ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Traumës ku po merrte mjekim. Gentian Talja është konfliktuar me 25 vjeçarin Henri Gjapi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Gjithashtu, është proceduar dhe shtetasi Artur Gjolena, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje, në rrugën “Vaso Pasha”.  41 vjeçari ka ndërhyrë në konflikt dhe ka qëlluar 25 vjeçarin, i cili edhe sot pas pesë ditësh është në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej