Sherri nisi në lokal, por i riu shkoi në shtëpi dhe mori kallashin; detajet si u vra 51-vjeçari në Vaun e Dejës

51-vjeçari Agron Metushi u qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin në lokalin e fshatit Shelqet, Vau i Dejës, ku qëndronin viktima dhe autori. Autori Alfons Palushani e ka qëlluar drejt 51-vjeçarit duke e lënë atë për vdekje.

Agron Metushi dhe Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. Viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin.

Sipas policisë, 51-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka tentuar të largohet, por 37-vjeçari ka shkuar në banesë ku ka marrë armën tip kallashnikov me të cilën e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet se autori i krimit, Alfons Palushani ishte emigrant në Angli dhe kishte pak ditë që kishte ardhur në vendlindje.

Ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej