Shifra e çmendur e pasurisë që posedon Ervis Martinaj

Është bërë me dije dje nga gazetarja e kronikës së zezë Anila Hoxha se Ervis Martinaj ka një pasuri prej rreth 600 MLN €.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja.

40-vjeçari ka qenë dominant në fushën e basteve dhe lojërave të fatit në Shqipëri për një kohë të gjatë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.

Martinaj është i akuzuar për disa ngjarje që kanë tronditur vendin dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Shqipëri. Një nga ngjarjet e fundit ku ai u përmend është masakra e ndodhur në ish-Bllok më 4 Tetor 2018.

Së fundmi emri i tij është përmendur edhe nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, i cili për drejtësinë shqiptare ka rrëfyer se ky i fundit i kishte ofruar 500.000€ për eliminimin e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej